Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Tre njerëz të ndryshëm, para shumë vitesh, më dhuruan të njëjtin libër... që nuk do e lexoja as nën kërcënim me armë
ÇFARE PO LEXON NEDA BALLUKU
Pyetjet janë po ato, por a është Neda e njëjta? Ajo zgjodhi t'i përgjigjej një herë të dytë së njëjtës intervistë pasi kuptoi, sipas saj, se të parës i kishte rënë shkurt dhe nuk i kishte kushtuar vëmendjen e duhur. Në fund të kësaj keni edhe lidhjen e intervistësë parë që, si Neda ashtu dhe ju, të shihni si 'zhvendoset' njeriu brenda së njëjtës 'lëkurë leximesh'.
-Libri më i vjetër që keni në bibliotekë…
Nuk e kam ende librin e ri, me të vjetër në bibliotekë. Por të vjetrin, ndër librat e rinj (të pesëdhjetë viteve të fundit) është “Dhe nata u nda në mes” – Diana Çuli. Sigurisht, libër i trashëguar nga fletët e rinisë së nënën sime në kohën kur im atë, lexonte 'Kontin e Monte Kristos', por versioni i tij harrakat nuk diti të ma trashëgojë atë botim. J
-Librat i zgjidhni nga autori apo zhanri?
Nuk isha thelluar ndonjëherë për të kuptuar kriteret që kam në përzgjedhjen e librave, por i kam kuptuar vetiu kur kam kapur veten me mendimin (gati serioz) t’i hyja mësimit të turqishtes, vetëm për të lexuar Pamuk-un në gjuhën origjinale.
-I keni lexuar të gjithë librat që keni në bibliotekë?
- Jo, disa prej tyre janë greqisht. J ( Batutë të vjedhur e kam.)
-Libri i parë që keni lexuar…
Nëna ime për shumë vite, ka qenë mësuesja e parë e shumë brezave fëmijësh në një fshat të largët, por shumë të bukur të vendlindjes sime. Një nga misionet e saj në jetë, që më shumë i admiroj, është puna dhe lufta e palodhshme me prindërit e nxënësve të saj, për t’i lejuar ata të kryenin shkollën e mesme. Sidomos për vajzat.
Në Shqipërinë, në Kavajën e viteve ’90 e 2000, kriza ekonomike e kulturore ishte ulur këmbëkryq, dhe ishte e vështirë për një prind që vetë nuk kishte asnjë klasë shkollë, të konceptonte vajzën e cila duhej martuar që 16 vjeç, të humbte edhe katër vite mbi libra.
Ime më ja doli. Për dy prej tyre, ja doli. Një nga krenaritë e saj më të mëdha. Një nga fitoret më të shijshme. Shpesh, sot kur flasim në telefon, më tregon se çfarë ajo (nxënësja e saj që arriti të ndjekë edhe të mesmen) poston në profilin e saj në Facebook. “Më la një koment Gena dje, zysh Lida më ka marrë malli.” Sa fort e kam dashur dhe sa fort e dua.
Gëzon ime më e mua më kujtohet se e vetmja armë që kishte për të fituar në atë luftën e vështirë kundër armikut më të pushtetshëm si injoranca, ishin librat. Të cilët, m’i jepte shpesh mua t’i përzgjidhja, për orët e saj të leximit jashtë klase.
Atë pasdite u shtriva në divanin më të parehatshëm të shtëpisë sonë, (në mënyrë që askush të mos më shqetësonte se donte të më zinte vendin) dhe lexova, fund e krye “Kozetën” e Hygoit. Shtatë vjeç. Zbulova botën më të bukur, më të lumtur. Më pas erdhën e pushtuan njerëzit dhe unë u rrita.
-Libri i parë që keni kursyer për ta blerë…
“Të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut. Dhe të drejtat e njeriut janë të drejtat e grave, njëherë e përgjithmonë.”
Këtë shprehje që konsideroj universale, e përfshin të gjithë kalvarin e gruas për të gjetur vendin e saj në botë e histori, e kam lexuar në “Living History”, Hillary Clinton, 2003. Tre vite më vonë, 15 vjeç, kam kursyer me javë të tëra për ta blerë e lexuar, dhe që prej asaj kohe, nuk shkëputem dot nga interesi që kam për tokën Amerikane. Për konceptin e atjeshëm të medias dhe kryesisht të të bërit media, për përfshirjen e gruas në vendimarrje dhe sidomos në marrëdhënien dashuri -urrejtje që kam me politikën në tërësi.
P.S. Still, I’m with Her.
-Me kë i ndanit librat kur ishit gjimnaziste apo studente?
Në fëmijëri nëna ime i ndante me mua. Kur u rrita, i ndaja unë me të. Mes këtyre dy segmenteve i ndaja me shoqe e shokë. Derisa disa prej tyre m’i humbën dhe pastaj nuk pata më dëshirë të ndaja as edhe një gurë për të çarë kokën (thotë shqiptari).
-A keni patur kartë anëtarësimi në Bibliotekën e qytetit?
Gjithmonë. Në çdo bibliotekë të mundshme, nga e lagjes, tek e shkollës, nga e shkollës së motrës, tek e qytetit. Paguaja dhe taksën e kontributin më dëshirën më të madhe.
-A shkonit në Bibliotekë dikur, dhe a vazhdoni ta frekuentoni edhe sot?
Patjetër që po, por natyrshëm më vinte të lexoja jo në qetësi. Pra, në ambiente me zhurmë, më ndihmonte të përqëndrohesha. Si librat 'e qejfit' ashtu edhe librat e detyruar të shkollës.
- I keni marrë ndonjëherë një mikeshe apo miku një libër dhe nuk ia keni kthyer më? Nëse po, cili është ai libër?
Nuk do ma mbante ndërgjegja kurrën e kurrës. Si tip, më vjen zor të kërkoj kusurin në dyqan, por librin kur e huazoj e pretendoj të ma kthejnë siç e dhashë. Larg qoftë t’i mbaj peng për vete.
-Keni humbur libra që i keni pasur shumë të dashur?
Sigurisht. Më pas humba edhe ata që m’i humbën.
-Dhurimin e librave është një rit që e vlerësoni, apo librat preferoni t’i zgjidhnit vetë?
Qëkur më kanë dhuruar tre njerëz të ndryshëm, para shumë vitesh, të njëjtin libër që nuk do e lexoja as nën kërcënim me armë, preferoj t’i blej vetë. E para, gabojnë në përzgjedhje, pasi nuk njohin mirë shijet. E dyta, kur njohin shijet, rrezikojnë të blejnë diçka që kam lexuar.
-Cilat janë zakonet tuaja të leximit? Lexoni shtrirë në kurriz, përmbys, në tryezën e punës… ?
- Si të jetë. Mjafton që leximi mos të humbasë si zakon.
-A lexoni në banjë?
Dikur shumë. Me shpresë që mos t’i dilja para syve të shtëpisë e të më jepnin ndonje detyrë duke më shkëputur nga libri. Tani sapo më shkon në mendje të lexoj diçka në banjë, shfaqet një siluetë 100 cm e gjatë përtej xhamit të derës… “ Maaaaam, tu jeeeee!”
-Në çfarë gjuhe tjetër përveç shqipes lexoni?
Autorët italianë, i lexoj në gjuhë origjinale. Në italisht lexoj edhe francezët e lindorët. Ata që kanë shkruar në anglisht i lexoj në anglisht. Gjithmonë nëse origjinalët i gjej. Përkthimet shqipe nuk i kam hiç në përzemër.
-Mbani shënime kur lexoni?
Nënvizime kryesisht. Më duket si komunikim me ata që do u trashëgoj ata libra. Është një mendim i shprehur pa komunikuar me fjalë, që udhëton në kohë.
-Në Letërsi ju tërheq më shumë proza apo poezia? Kur shenjoni një autor që ju pëlqen, lexoni gjithçka të tij/saj?
- Poezinë e vlerësoj dhe admiroj, por më duket shumë e largët nga vetja. Me prozë e prozatorë jam e dashuruar. Në fund Pamuk-ut ja lexova gjithçka në shqip. Nuk e mësova dot turqishten. J
-Cilët janë ata libra apo autorë që ju rekomandoni se duhen lexuar patjetër?
- I pari është absolutisht Kamyja. Është autori që ta zbërthen botën brenda vetes e ta fal në pëllëmbë të dorës. Për dashurinë dëgjoj Kunderën. Nuk di askush si ai, të ndërthurë shpirtëroren e mishtoren e jetës së vërtetë, në fjalët e faqeve të tij. Për ata që surrealizmin e kanë një farë arratisjeje nga realiteti, sugjeroj Buzzati-n. Imagjinata që shpalos dhe personazhet ekstravagantë që shpik ai për t’i hapur sytë në tërësi lexuesit është e rrallë ndër autorë. Ndërsa nëse duam të ndërgjegjësohemi se jemi me fat që jetojmë në këtë epokë, mjafton të lexojmë Pamuk-un, e të jetojmë në epokën e tij. Mund të listoj me mbi dhjetra autorë se kjo bota jonë ka lindur mjaft, por dua ta mbyll me Zhiti-n. Me Zhiti-n që ka formën dhe përmbajtjen e duhur për të rrëfyer se jeta është një funeral i pafundmë.
-A ka një libër që ju e konsideroni si Librin Total?
- Ka. Ekziston një libër, të cilin e mbaj si më të shtrenjtin, i cili flet për absolutisht gjithçka që mbart kjo botë. Për lindjen, jetën, zemrën, shpresën, dashurinë, fantazinë, politikën, tradhëtinë, pabesinë, yjësinë, ngjyrat, gjuhën, frikën, ambicjen, etjen, pafajësinë, historinë… por nuk e them dot se cili libër është, pasi nuk ma beson kurrë njeri.
-Po t’ju thonë se në Arkën e Noes së Librave duhet të shtini 3 libra për t’i shpëtuar nga Apokalipsi cilët do ishin?
- Vetëm një. Ai më sipër.
-Na thoni një maksimë për librat që e mbani mend ose e përsërisni shpesh.
- Nuk jam tipi i maksimave. Nuk para i përdor.
-Na thoni një varg të preferuar poezie…
“And all I loved, I loved alone.”
Kaq.
-Cili është personazhi i preferuar i romaneve që keni lexuar?
- Qeni i Pamuk-ut tek “Unë jam e kuqja”. Më ka frymëzuar për të shkruar diçka timen. I vetmi që e ka bërë.
-Autografi më i çmuar apo më i çuditshëm që keni në bibliotekën tuaj?
- E kam tek 100 gjërat që duhet të bëj para se të vdes.
-Çfarë po lexoni?
- Për çështje profesionale po lexoj libra tematikë. Por më pas më pret Sartre. Që të bëjmë Kamynë pak xheloz.
Lidhja për te intervista e parë:
http://www.politiko.al/2017/08/kur-dashurohem-nje-autor-mundohem-ti-lexoj-gjithcka-edhe-intervistat-neper-gazeta/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38