Flash News

KRYESORE

Tre orë ndërhyrje në shtyllën kurrizore, mjekët shpëtojnë foshnjen në Tiranë

Tre orë ndërhyrje në shtyllën kurrizore, mjekët

Endrison Murati , foshnja 11 ditëshe  ka kryer një ndërhyrje kurirgjikale në shtyllën kurrizore, pasi kishte lindur me një deformim.  Ditën e djeshme ai iu nënshtrua një ndërhyrje të vështirë, por fatmirësisht pas 3 orësh operacion, mjekët ia dolën që të kthenin në normalitet trupin e foshnjës.

Mjeku neurokirug Artur Xhumari, për Report Tv tregon dhe vështirësitë që hasën për shkak të komplikacioneve të rënda. Sfida më e madhe ishte fillimisht që foshnja të mund t’i mbijetonte një operacioni të tillë, dhe më pas të mund të lëvizte trupin e saj.

“Nëse nuk operohej, ishte rreziku imediat që kjo qeskë të çahej dhe si pasojë çarja do sillte sëmundjen e rrallë të meningjitit që për një fëmijë është një sëmundje shumë e rrezikshme dhe nëse nuk hiqej dhe ajo kocka e vogël, me kalimin e moshës, mundej që funksioni i palcës dhe i këmbës të dëmtohej edhe më shumë. Ndërsa tani është mirë, ushqehet, qan, bën atë që duhet të bëjë”, tha mjeku neurokirurg, Artur Xhumari.

Erjon dhe Fatane Murati janë prindërit e vogëlushit. Ata tregojnë se komplikacionin e foshnjës e mësuan në muajin e fundit të shtatzënisë, por shprehen të lumtur që Endrisoni mundi t’ia dilte. “Në muajin e fundit të shtatzënisë e morëm vesh. Nuk e hoqëm fëmijën pasi doktorët na dhanë shpresë. Jemi shumë të lumtur që ia doli”.

Historia e Endrisonit jep një mesazh të bukur për jetën, dhe për punën madhështore të mjekëve, që shpesh gjykohet dhe pa të drejtë.

Të fundit