Flash News

KRYESORE

Video/ “Tre persona më mbajtën, dy të tjerë më hodhën gaz, vetëm Asadi i bën këto”, rrëfimi i të plagosurit te Astiri

Video/ “Tre persona më mbajtën, dy të tjerë më

Sot policia është përplasur me banorët e Unazës së Re, duke ushtruar dhunë ndaj tyre. Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka vizituar në spital njërin nga të lënduarit, i cili ka treguar dhe për  dhunën e efektivëve ndaj tyre.

Tre veta më mbajtën, ndërsa dy të tjerë më hodhën gaz. Ishte njëri si punë drejtuesi me uniformën e Shqiponjave... Kanë ushtruar dhunë barbare”, shprehet në video protestuesi Astrit Sadikaj, ndërsa thekson më tej se protesta ishte paqësore.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/05/WhatsApp-Video-2019-05-07-at-14.36.54.mp4"][/video]

Kujtojmë që banorët e Astirit po protestojnë prej muajsh kundër projektit të Unazës së Re që prish pa shpërblim shtëpitë e banorëve.

Astriti tregon se ka shkuar pranë forcave të policisë për të qetësuar situatën, duke i thënë se qëllimi tyre është të protestojnë në paqe dhe të largohen në paqe. Astriti tregon se 3 policë i janë hedhur për ta bllokuar, ndër 2 të tjerë të FNSH i kanë zbrazur 2 bombola me gaz derisa ka humbur ndjenjat.

Aktualisht, ai ndodhet në repartin e djegies në QSUT, pasi ka djegie të rënda në kokë, shpatulla dhe këmbë. Albana Vokshi e vizitoi Astrit Sadikaj në spital dhe i mori dëshminë e dhunës policore.

Të fundit