Flash News

KRYESORE

Tre policët e shpallur në kërkim ndodheshin në Tiranë pak orë para firmosjes së urdhër arrestve

Tre policët e shpallur në kërkim ndodheshin në Tiranë

Jaled Çela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode, janë tre ish-zyrtarët e policisë për të cilët është prerë urdhër arresti. Të tre personat janë shpallur në kërkim pasi policia nuk mundi t’i arerstonte.

Dyshimet e organit të akuzës janë se operacioni për ndalimin e tyre ëhstë dekonspiruar. Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte informacione se të tre të dyshuarit ndodheshin në Tiranë madje dihej edhe zona ku ata qëndronin.

Por që prej orës 10:00 të së mërkurës Çela, Kohila dhe Bode kanë humbur çdo gjurmë. Dyshimet se janë se dikush i ka informuar për urdharat e arrestit dhe për këtë arsye ata janë larguar. Nuk përjashtohet edhe mundësia që ata të jenë larguar jashtë vendit.

Të fundit