Flash News

KRYESORE

Tre problemet me pasurinë që nuk e penguan kreun e Kushtetueses të kalojë vetting-un

Tre problemet me pasurinë që nuk e penguan kreun e Kushtetueses

Nga L. Cecja

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi rezultoi i pastër në të tre shtyllat e procesit: kontrollin e pasurisë, integritetin e figurës dhe aftësitë profesionale. Zaganjori nuk ishte i pranishëm në seancën e Komisionit, pasi kishte zgjedhur të përfaqësohej nga një prej këshilltareve të tij.

Vendimi ishtë disi i papritur duke pasur parasysh se Komisioni Administrativ kishte gjetur disa parregullsi në pasurinë e tij, të cilat i shprehu në seancën e së premtes së kaluar, ku ishte i pranishëm edhe vëtë Zaganjori.

Në gjetjet e komisionit thuhej se gjyqtari kishte bërë kontrata fiktive në hipotekë për një apartament, një dyqan, një bodrum dhe një zyrë duke deklaruar se vlera e  tyre ishte 500 mije lekë.

Këtë veprim Zaganjori e argumentoi me pretendimin se në truallin e familjareve te gruas së tij është ndërtuar një pallat 5 katësh.

Gjithashtu, sipas KPK-së shpenzimet e djalit të gjyqtarit, të cilat ishin përdorur për shkollim e tij në Angli kishin mospërputhje në vlerën e 12 mijë paundve. Ndërsa disa llogari të tjera bankare nuk justifikoheshin.

Në seancën e kaluar, ai këmbënguli se të ardhurat e tij mbulonin të gjitha shpenzimet dhe se të gjitha bilancet i dilnin pozitive, duke vënë në dyshim edhe llogaritjet e KPK-së.

“Erdha këtu për të dhënë llogari për të tria kriteret. Kam punuar prej 40 vitesh, kam kaluar me mijëra studentë, kam dhënë me mijëra vendime. Ndërgjegjen e kam të qetë dhe të pastër sepse nuk kam përfituar asgjë të jashtëligjshme,” ishtin fjalët e Zaganjorit drejtuar relatores së çështjes Pamela Qirko.

Deri më tani tre anëtarë të Gjykatës së Lartë nuk kanë mundur të kalojnë procesin Vettingut, duke e lënë me 6 gjyqtarë nga 19 që duhet të kishte.

Të fundit