Flash News

KRYESORE

Tre pyetjet që Rama dhe Hahn pranuan në konferencën e përbashkët. Gazetarët ‘nuk njohin’ drogën, krimin, veton greke dhe shqetësimin e Holandës

Tre pyetjet që Rama dhe Hahn pranuan në konferencën e

Në konferencën e përbashkët të kryeministrit Edi Rama dhe Komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn, bëri përshtypje fakti se dy zyrtarët pranuan vetëm tre pyetje dhe dy prej tyre nga gazetarë të huaj.

Një gazetare italiane dhe një gazetar kroat i pyetën Ramën dhe Hahn për çështje që lidhen kryesisht në marrëdhëniet e Shqipërisë me këto dy shtete, ndërsa gazetarja shqiptare e RTSH-së ishte më pranë temës së konferencës, ndonëse përgjigjja ishte dhënë njëherë nga Hahn.

Asnjë gazetar nuk e pyeti Ramën për çështjen e kanabisit në vend, parave që po futen në ekonominë shqiptare nga ky fenomen, shqetësimin e ngritur nga Brukseli dhe kthimin e territorit shqiptar në transit për kalimin e kokainës drejt BE-së. Pyetje nuk pati as për lidhjet e politikanëve me krimin. Greqia ka paralajmëruar veton ndaj Shqipërisë nëse nuk përmbushen kriteret e saj, por as çështje nuk përbëri rëndësi për gazetarët që iu dha fjala. Nga Holanda vijojnë të vijnë sinjale për mundësinë e rikthimit të vizave, ndërsa pak vite më parë ishte ky shtet që bllokoi dhënien për herë të parë të statusit kandidat për Shqipërinë.

Pyetjet:

Valentina Brini – Ansa: Sa larg ka shkuar takimi trepalësh me Serbinë dhe Italinë? A do takoheni në fund të këtij viti?

Entela Komnino – RTSH: Në fund të vitit të shkuar, Komisioni Evropian vendosi që sapo Shqipëria të jetë gati, Komisioni Evropian të paraqesë një raport tjetër. Jemi pas një viti dhe kur raporti vjetor është shtyrë për në pranverën e ardhshme. A do të kemi një raport përpara pranverës së ardhshme për Shqipërinë dhe a gjykoni ju nga bisedat që keni zhvilluar në Tiranë se janë kushtet për të bërë një diskutim përpara pranverës?

Tomislav Krajsic – Korrenspodent kroat në Bruksel: Nëse më lejoni një pyetje nga këndvështrimi kroat. Kroacia është vendi i fundit që është anëtarësuar në BE dhe është vendi i Ballkanit Perëndimor, edhe pse ndonjëherë përpiqet që të mos perceptohet si i tillë. Por sa mendoni se përvoja e Kroacisë për t’u anëtaruar në BE është me vlerë për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin e tyre apo kanë ndryshuar kaq shumë rrethanat sa përvoja e fundit e vendit që është anëtarësuar në BE nuk ka rëndësi të madhe.

Zoti Rama duam ta dëgjojmë edhe prej jush, sepse kemi dëgjuar se ka zëra se një prej këshilltarëve tuaj është Zoran Milanovic. Duam ta konfirmojmë prej jush nëse kjo është e vërtetë.

Të fundit