Flash News

KRYESORE

Tre reperët e vitit 2000, Olti Curri ironizon: Para se të bëhej Rozi-Noizy kryevepër

Tre reperët e vitit 2000, Olti Curri ironizon: Para se të bëhej

Këngëtari i njohur Kastro Zizo, ka postuar një foto të vjetër me Noizy-n dhe G-banin, në kohën kur ishin tre reperët më të suksesshëm të vitit 2000.

Në foto duken të tre në një ambient të vjetër lagjesh, ku Noizy  i dobët, pa muskuj dhe me mustaqe “puberteti”, ndodhet shumë larg personazhit që shohim sot.

Të njëjtën foto e ka shpërndarë dhe Olti Curri, i cili ka ironizuar foton duke shkruar, "Para se të bëhej Rozi Noizy kryevepër".

Referuar suksesit të atëhershëm, vetëm Noizy ka arritur të triumfojë në rrymën e ‘hip-hop’, deri në ditët e sotme.

Ndërkohë Kastro është  tërhequr disi nga kjo lloj muzike dhe G-Bani nuk është dukur fare.

Të fundit