Flash News

KRYESORE

Tre shkeljet që shkaktuan aksidentin ku humbi jetën gazetarja 24-vjeçare

Tre shkeljet që shkaktuan aksidentin ku humbi jetën gazetarja

Prokuroria ka zbardhur aksidentin e ndodhur pak ditë më parë, në aksin rrugor Lushnje-Berat, dhe ku humbi jetën një gazetare si dhe mbetën të plaosur tre persona të tjerë.

Nga hetimet paraprake, grupi i hetimit midis të tjerave ka konstatuar tre shkelje të cilat dyshohen se kanë sjellë edhe pasojat tragjike.

Ato janë: tejkalimi i kufirit të shpejtësisë nga 40 që ishte e përcaktuar në 60 kilometra në orë nga drejtuesi i kamionit; manovrimi i drejtuesit të kamionit për të realizuar një parakalim që mbeti në tentativë për shkak të distancës së shkurtër, ç’ka solli në çekuilibrimin e ngarkesës që mbante blloqe mermeri dhe rrëzimin e njërit prejt tyre në rrugë, duke u përplasur me autoveturen tip “ku udhëtonin viktima dhe të plagosurit.

Një tjetër konstatim, është se blloqet e mermerit ishin të palidhur në karrocerinë e kamionit dhe ishin vendosur mbi disa kolona druri.

Të fundit