Flash News

KRYESORE

Tre të maskuar futen në shtëpi, kërcënojnë me armë pronarët dhe grabisin sendet

Tre të maskuar futen në shtëpi, kërcënojnë me

Tre të maskuar janë futur brenda banesës së një çifti të moshuarish në Vlorë dhe kanë vjedhur sendet me vlerë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Vlorë.

Salla Operative Vlorë është njoftuar prej shtetasit R.O., se i kanë hyrë në banesë tre shtetas të cilët nën kërcënimin e një arme zjarri i kanë vjedhur disa sende të ndryshme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ” 1 Maj”, në banesë ka qënë shtetasi R.O., 81 vjeç sëbashku me bashkëshorten e tij shtetasen S.O., 75 vjeçe, kur kanë hyrë tre shtetas ende të paidentifikuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë marrë (vjedhur) në banesë disa sende të ndryshme si varëse, dy aparate celular dhe një shumë vlerash monetare

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Të fundit