Flash News

KRYESORE

Tre tërmete gjatë natës, ndryshon epiqendra

Tre tërmete gjatë natës, ndryshon epiqendra

Katër lëkundje tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit ët së premtes. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, lëkundja e parë është shënuar në orën 01:09 minuta me epiqendër në Peqin ndërkohë që në orën 03:56, një tërmet me magnitugë 2.2 është regjistruar në Gjirokastër.

Tërmeti i fundit, sipas Institutit, është shënuar në orën 04:51 me epiqendër në Vorë. Nga të dhënat e deritanishme nuk raportohet për dëme. Kjo për shkak se lëkundjet kanë qenë të lehta.

Prej gati dy javësh Shqipëria është prekur nga një numër i madh lëkundjesh, por deri më tani, fatmirësisht pa shkaktuar dëme.

Të fundit