Flash News

KRYESORE

“Tre Urat”, policia zbulon 15 kg kanabis në tuba plastikë në serbatorin e një “Benzi”

“Tre Urat”, policia zbulon 15 kg kanabis në tuba plastikë

Policia e Gjirokastrës godet një tjetër rast të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në pikët kufitare “Tre Urat”, blutë bënë të mundur sekuestrimin e 15 kg kanabis në një automjet, ndërsa prangosën drejtuesin e mjetin dhe pasagjerin.

“Në Pikën e Kalimit Kufitar “Tre Urat”, në dalje të Republikës së Shqipërisë u paraqit shtetasi Romeo Mëhilli me automjetin tip “Benz”, dhe pasgjer shtetasin Lorenco Zgjana. Punonjësit e Policisë Kufitare Tre Urat, Përmet pas dyshimeve që kishin shoqëruan automjetin së bashku me shtetasit e mësipërm në Pikën Kufitare Kakavije për një kontroll më të imtësishëm në SCANER”informon policia.

Pas kontrollit në Scaner, rezultoi se në sarbatorin e automjetit kishte shtatë tuba plastike, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Pesha totale e lëndës ishte 15 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga specialistët e Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : Romeo Mëhilli 22 vjeç dhe Lorenco Zgjana 22 vjeç, të dy banues në Lushnje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, i kryer në bashkëpunim”.

Të fundit