Flash News

KRYESORE

Tre ushtarë të NATO vriten në Afganistan, ministri Bushati ngushëllon familjarët përmes 'Twitter'

Tre ushtarë çekë të NATO kanë mbetur të vdekur pas një sulmi vetëvrasës, teksa ishin duke patrulluar në lindje të Afganistanit këtë të diel.

Po ashtu, në këtë ngjarje mbeti i plagosur edhe një ushtar amerikan dhe dy ushtarë afganë. Lajmi u konfirmua edhe nga NATO.

Mbi rastin reagoi menjëherë edhe kryeministri çek Andrej Babis: “Ata ishin heronj që luftuan kundër terrorizmit dhe u vranë nga një sulm vetëvrasës. Ngushëllimet më të thella për familjet e tyre”.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Ministri i Jashtën Ditmir Bushati, i cili përmes një statusi në ‘Twitter’ ka shprehur ngushëllimet për familiarët e tyre.

“Ngushëllimet e mia shkojnë për familjarët e ushtarëve çek të cilët humbën jetën në Afganistanin Lindor. Ne do të qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër terrorizmit”.

 

Të fundit