Flash News

KRYESORE

"Tre vite burg për ata që futen në fushë", Gjici: Më duken pak

"Tre vite burg për ata që futen në fushë", Gjici:

Pas takimit të kryeministrit Rama me FSHF-në, për sigurinë në stadiume dhe dhunën e shfaqur së fundmi në fushë, ka reaguar edhe presidenti i ekipit të Kukësit, safrt Gjici.

Një ndër propozimet e kryeministrit në këtë takim ishte dënimi me 3 vite burg të personave që shkelin tapetin e blertë dhe Gjici e ka parë si të pamjaftueshëm këtë dënim.

“Kemi ardhur për të folur për futbollin dhe them se dhuna në futboll na ka marrë në qafë ne këta 5 apo 10 palo tifozë dhe nuk kemi mundur dot që këta tifozë që prishin klimë t’i ndëshkojmë. Këta tifozë dhe ata presidentë që ushtrojnë dhunë të përgjigjen para ligjit.

3 vite burg më duken pak, pasi kemi investuar për të bërë futboll dhe jo dhunë. Kërkojmë që afatet të jenë të përshpejtuar ose të tërhiqemi nga klubet dhe t’i mbajnë bashkitë. Ne që investojmë para nuk jemi pronarë. Asnjë nuk është pronar përveç Partizanit që është 100 % privat.

Mesa di unë presidenti i Flamurtarit ka investuar 8 milionë euro, por nuk është pronar i klubit. Sa i përket mos deklarimit të rrogave është e vërtetë. Askush nuk deklaron kontrata të rregullta pasi nuk na njihet asgjë”, u shpreh Gjici.

Të fundit