Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Tre vite premtime të pambajtura, si ka mashtruar Mirela Kumbaro për restaurimin e Kalasë së Libohovës
Merxhan Daci-Faktoje.al
Kalaja e Libohovës, e ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena mes viteve 1796-1798, është një monument i kategorisë së parë në Bashkinë e Libohovës.
Shanishaja, motra e Ali Pashë Tepelenës, u martua me një nga anëtarët e familjes Libohova dhe pashai për pajë i dha motrës së tij këtë kala.
Por prej vitesh kalaja është pa vëmendje dhe pa ndërhyrje restauruese edhe pse ka potencialin të jetë një atraksion i mirëfilltë turistik.
Idetë për restaurimin e kalasë datojnë që nga viti 2013. Në atë kohë u fol për një projekt restaurimi që nuk dihet pse nuk është kryer.
“Ndërhyrjet kryesore do jenë në muret, të cilat, muri nga ana veriore që ka pësuar edhe një çarje, pastrimi i bimësisë i po këtij muri, vendosja e shkallëve që janë të dyja të rrëzuara”, thoshte Altin Pango, Inxhinier i Drejtorisë Rajonale të Monumenteve.
Në 4 qershor 2015, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro shkon në Libohovë dhe pikërisht në kala. Që në këtë kohë flitet për një projekt të miratuar për restaurimin e plotë të Kalasë së Libohovës.
Pak muaj më vonë, në 14 tetor të vitit 2015 ministrja e Kulturës Kumbaro shkruante në Twitter se Kalaja e Libohovës do të dilte në dritë pas miratimit të projektit të restaurimit.
Kaloi një vit dhe kalaja nuk u restaurua. Një tjetër deklaratë nga Kumbaro erdhi nga Libohova për kalanë.
“Siç e kemi premtuar dhe një vit më parë dhe praktikisht e kemi mbajtur premtimin, ne sot kemi të gatshëm projektin e ndriçimit dhe të rehabilitimit të Kalasë së Libohovës”, tha Kumbaro në gusht të vitit 2016 në një deklaratë për mediat.
Pra, premtimi sipas ministres ishte mbajtur pasi projekti ishte i gatshëm në letra edhe pse jo i zbatuar.
Një vit më vonë nga Kumbaro vjen një deklaratë tjetër.
“Është gati edhe projekti për restaurimin dhe ndriçimin e Kalasë së Libohovës, një tjetër monument kulture shumë i rëndësishëm që duam ta kthejmë në një qendër atraksioni brenda një projekti më të madh që ne e kemi quajtur itinerari i kalave të Gjirokastrës”, tha Kumbaro në 6 shkurt 2017.
Shumë shpejt vijnë zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017. Deklaratat me kala vazhdojnë.
“Kemi një kala në Libohovë, tashmë kjo kala është pjesë e programit të Bankës Botërore për restaurimin e Bashkisë Gjirokastër, Kalasë së Gjirokastrës dhe Kalasë së Libohovës, projekti është gati”, tha Mirela Kumbaro në vitin 2017.
Në maj të 2018-ës, në vizitën që pati bashkë me kryeministrin Rama në Libohovë për “Rilindjen Urbane” të qytetit, ministrja e Kulturës Kumbaro e ripremtoi restaurimin e kalasë edhe pse pas 3 vitesh tashmë po thoshte të njëjtën gjë.
“Këtu kemi gati dhe projektin e rikualifikimin e zonës së kalasë me gjithë ndriçimin përkatës”, u shpreh Kumbaro.
“Faktoje” pyeti Ministrinë e Kulturës për projektin e restaurimit të kalasë. Ministria u përgjigj se për këtë kala ka dy projekte.
Përgjigja e Ministrisë së Kulturës:
Për objektin Monument Kulture “Kalaja e Libohovës” janë hartuar 2 projekte restaurimi nga viti 2015-2018.
- Projekti i Restaurimit të “Kalasë së Libohovës”, Gjirokastër, i miratuar në KKR me Vendim Nr. 157, datë 27.08.2015;
- Projekti “Punime mirëmbajtje dhe Vendosja e tabelave informuese në Kalanë e Libohovës”, i miratuar në KKR me Vendim Nr. 148, datë 12.05.2017.
Për projektin e dytë të miratuar është bërë një investim nga donatorët në vitin 2017, i cili ka përfunduar.
“Faktoje” pyeti edhe Bashkinë e Libohovës e cila konfirmoi se në dy vitet e fundit, kohë në të cilën është folur më së shumti për projekte nuk është kryer asnjë restaurim në kalanë e qytetit.
“Gjatë dy viteve të fundit nuk është kryer asnjë restaurim në Kalanë e Libohovës, por projekti për restaurimin e saj është gati dhe disponohet nga Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Monumenteve Dega Gjirokastë”, u shpreh bashkia.
Po ashtu bashkia na njohu me vlerën financiare të projektit që flitet prej 3-vitesh por që nuk është vënë në zbatim.
“Projekti përfshin një vlerë restaurimi prej 18412302 Lekë dhe pritet të vihet në zbatim së shpejti”
Kanë kaluar 5 vite që kur është folur për restaurimin e Kalasë së Libohovës. Përveç disa punimeve të mirëmbajtjes, asnjë restaurim nuk është kryer edhe pas premtimeve, gënjeshtrave dhe përdorjes së këtij monumenti kulture për fushatë.
Duke kujtuar rastin e Urës së Hoshtevës në po këtë bashki që u shemb pas mungesës së restaurimit, Kalaja e Libohovës pret të mos ketë të njëjtin fat.
*Marrë nga Faktoje.al – Titulli: Ministrja Kumbaro tre vite premtime të pambajtura për restaurimin e Kalasë së Libohovës
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38