Flash News

KRYESORE

Tregoni kujdes nga kuletat e pista, mjekët paralajmërojnë për rreziqet që vijnë prej tyre

Tregoni kujdes nga kuletat e pista, mjekët paralajmërojnë

Mbi 90% e kuletave përmbajnë baktere, teksa femrat janë më të prira të ketë kuleta të papastra.

Hulumtuesit zbulojnë se femrat i kanë më të papastra kuletat, sepse i lënë në tualet dhe kuzhinë, ndërsa meshkujt i mbajnë zakonisht në xhep.

“Kuletat dhe çantat, janë një burim i pafund i baktereve dhe sëmundjeve ngjitëse” shkruhet në hulumtimin e botuar në “Advanced Biomedical Research”.

Universiteti Mauritius, ka bërë një studim me 145 kuleta, 80 të femrave dhe 65 të meshkujve.

Rezultatet kanë treguar se 95.2 për qind e kuletave, kanë pasur baktere.

Vetëm 2.1 për qind e femrave i pastrojnë kuletat dhe çantat një herë në muaj, kurse 81.5 për qind, nuk i zbrazin ato asnjë herë.

Është gjetur se kuletat e lëkurës kanë më pak baktere, për shkak të sipërfaqes së rrafshët, në të cilën nuk mund të qëndrojnë bakteret.

Të fundit