Flash News

KRYESORE

Tregtari që grumbulloi 17,700 shishe dizenfektues duarsh, të cilat më pas u detyrua t`i dhuronte

Mbase Matt Colvin, një shitës në Amazon nga Tennessee, nuk e mendonte qe 17,700 shishet me dizenfektues duarsh që kishte grumbulluar do detyrohej t`i dhuronte. Bashkë me të vëllanë, shkuan në dyqane të ndryshme dhe blenë pafund shishe me dizenfektant për duart.

Ata arritën që disa t`i shisnin në Amazon, përpara se kompania t`i bllokonte. E ndërsa të shumtë ishin ata që kërkonin dizenfektues nga dyqani në dyqan, Matt dhe i vëllai kishin me mijëra të tillë.

Kjo u bë publike përmes një artikulli në “New York Times”, dhe kjo nxiti shumë debat e pati reagime të ashpra.

Colvin tha për New York Times se ishte penduar dhe se nuk e kuptoi peshën e shpërthimit të koronavirusit. “Kur morëm këtë vendim nuk e kisha idenë se dyqanet s’do të kishin më gjendje, Asnjëherë nuk ishte qëllimi im që të merrja produktet e nevojshme nga duart e njerëzve.”

Matt Colvi u detyrua t’i dhuronte të gjithë dezinfektuesit. Disa prej tyre u dërguan në kishë, në mënyrë që të shpërndahen te njerëzit në nevojë.

Të fundit