Flash News

KRYESORE

Tregtarja denoncon pas zjarrit në Laç: Një person na kërcënoi para pak ditësh, policia erdhi por nuk e arrestoi

Tregtarja denoncon pas zjarrit në Laç: Një person na

Një tregtare e prekur nga zjarri i fuqishëm që përfshiu sot në mëngjes tregun industrial në Laç ka denoncuar se një person i kishte kërcënuar një javë më parë se do t’u vinte flakën, pasi pretendon pronësinë e truallit.

Në një prononcim për “report tv’, gruaja shprehet se personi në fjalë u bë i njohur nga policia, përfshirë edhe kërcënimin ndaj tregtarëve, por nuk u arrestua dhe nuk u mor asnjë masë ndaj tij.

“Para një jave, ne na paralajmëroi nje person se do të na vendosë zjarrin. E kisha me borxh dhe pa borxh për të jetuar për fëmijët e mi. Na kanë kërcënuar këta që janë në konflikt me tokën këtu. Erdhi policia dhe nuk e shoqëroi burrin. Janë 70 tregtarë që kanë humbur mallin dhe djersën këtu. Kanë jetuar me këto lekë. Kemi hyrë borxh me mund dhe djersë. Kush do na përgjigjet ne. Nuk kam asnjë burim tjetër jetese. Kam punuar me tre mujor në Greqi dhe erdha e hodha lekët këtu. Unë kam humbur rreth 4 milionë lekë, por ka të tjerë që kanë humbur nga 10 milionë lekë djerse”, u shpreh tregtarja.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, që ka të bëjë me mallin e tregtarëve, por jo të lënduar në njerëz.

Të fundit