Flash News

KRYESORE

Tregtonin kokainë të VIP-at, shkatërrohet banda e shqiptarëve në Itali

Tregtonin kokainë të VIP-at, shkatërrohet banda e

Policia Italiane ka bërë të mundur sot shkatërrimin  e një bande shqiptare në Itali e cila shpërndante kokainë të pastër të klientët VIP.

Sipas medieve italiane në pranga kanë rënë 11 persona ndërkohë që identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Gjithashtu mësohet se organizatori i këtij grupi ishte një person me masën “detyrim paraqitje”.

Bëhet më dije se porositë bëheshin përmes telefonit dhe dorëzimin e mallit e bënin në banesat e klientëve të cilët ishin biznesmen, sipërmarrës, biznesmen si dhe qëllimi i tyre ishte kokaina e pastër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 350 gr kokainë, 500 gr  marijuanë dhe 500 doza të gatshme kokaine. Ndërkohë çmimi për një dozë kokaine shkonte deri në 60 euro.

 

Të fundit