Flash News

KRYESORE

Tregtonte jashtë kushteve higjeno-sanitare, mbyllet dhe gjobitet biznesi në Shkodër

Tregtonte jashtë kushteve higjeno-sanitare, mbyllet dhe gjobitet biznesi

Një biznes në Shkodër është mbyllur dhe është gjobitur me një shumëprej 2.4 milionë lekësh, pasi prodhonte dhe tregtonte jashtë kushteve higjeno-sanitare.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  ka konstatuar shkeljet gjatë inspektimit në subjektin “CULIQI” që merret me përpunimin, konservimin dhe ambalazhimin e fruta-perimeve.

Subjekti “CULIQI” përveç produkteve të cilat ai ishte i liçensuar për të prodhuar, kryente edhe procese të tjera pa liçensë si: ambalazhimi i vajit të sallatës, ullirit dhe prodhimin e majonezës.

Gjithashtu inspektorët zbuluan se në biznes mungonte plani i vetëkontrollit HACCP si edhe nuk funksiononte sistemi i gjurmueshmërisë.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për detaje të mëtejshme.

Të fundit