Flash News

KRYESORE

Tani më shumë 'stories': Sokol Balla futet edhe në tregun online me Realstory.al

Gazetaria e re është bërë tunduese edhe për 'gazetarët e vjetër'. Një nga veteranët e shtypit të shkruar dhe të televizionit, Sokol Balla, ka hapur portalin me të njëjtin emër si edhe emisioni i tij politik i fashës prime-time, aktualisht në Vizion Plus. Realstory.al i shtohet portaleve online, të cilat janë bërë një sfidant i pamëshirshëm i medias mainstream (apo të vjetër) duke i konkuruar jo vetëm në shpejtësi, por edhe në novacione, megjithë të metat jo të vogla 'të fillestarit'.

Sokol Balla, i cili njihet edhe si polemist i fortë, do të jetë një shtesë për t'u patur parasysh dhe frikë në garën e medias online. Shpesh ai zgjedh kënde të papritura trajtimi të lajmit dhe nuk përton të jetë agresiv dhe transgresiv në trajtimin e ngjarjeve dhe fenomeneve.

Politiko.al i uron mirëseardhjen realstory.al

Të fundit