Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Trëndafili i bardhë” Geraldinë, gruaja që na kujton identitetin europian
Marsel Lela
Konteshë Gerry, ose “Trëndafili i bardhë”, siç quhej ndryshe Mbretëresha Geraldinë, tingëllon me fjalën e huazuar, “perri”, që në Shqipëri përdoret për të personifikuar një njeri me bukuri përrallore. E tillë është bukuria e gruas që vesh muret e katit të dytë të Muzeut Kombëtar, në stendën kushtuar Geraldinë Apponyi, konteshës hungareze që do të bëhej gruaja e Mbretit Zog dhe mbretëreshë e shqiptarëve.
Ajo do të mbërrinte në Tiranë më 30 dhejtor 1937 e shoqëruar nga baroni Rueling, kujdestari i familjes Apponyi. Të nesërmen, më 31 dhjetor, kontesha do të pritej në pallatin mbretëror dhe gjatë ballos së organizuar me këtë rast, mbreti Zog do t’i propozone asaj për martesë. Martesa mes të dyve do të konfirmohej zyrtarisht më 27 janar 1938 nga Oborri Mbretëror.
Ekspozita që mban emrin “Trëndafili i bardhë” dhe që organizohet nga Muzeu Kombëtar i Hungarisë në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, me mbështetjen e Ambasadës së Hungarisë në Tiranë, paraqet jetën dhe veprimtarinë sociale të mbretëreshës Geraldinë.
Foto të saj përkrah mbretit Zog gjatë ceremonisë së martesës, apo gjatë aktiviteteve të ndryshme, me familjarët, me personalitete të shquar si Papa Gjon Pali II, si dhe foto të rinisë janë në të katër anët e murit të ekspozitës kushtuar Geraldinës. Gjithashtu, në stendat e veshura me xham ka edhe sende personale të mbretëreshës dhe familjes së saj. Mes tyre spikasin foto të fëmijërisë së Geraldinës, një Bibël e vogël e veshur me lëkurë që ajo e mbante gjithnjë me vete, si dhe një kuti argjendi cigaresh e ambasadorit hungarz në Romë, Frigyes Villani.
[foogallery id="327632"]
Ekspozita “Trëndafili i bardhë” e ka marrë emrin nga një episod i jetës së Geraldinës kur ajo ishte në moshë të re. Franciska Apponyi (Fanny), teto e dashur e Geraldinës ishte e dashuruar me qytetin piktoresk të Zebegeny-t. Në fillim të 1920-ës, ajo bleu rreth 20 shtëpi të atij qyteti dhe u vendos aty. Këto shtëpi ajo i përdori si kampe për të pritur fëmijë gjatë pushimeve verore dhe u quajtën “Shtëpi të Lulediellit’, prej lules së preferuar të konteshës.
Në informacionin rreth ekspozitës thuhet se Fanny themeloi virtualisht një republikë për fëmijë, që së shpejti i përfshiu të afërmit dhe miqtë e saj. Kjo solli themelimin Virág Egylet Zebegény (V E Z, Shoqata e Luleve Zebegény), ku Geraldina e re ishte anëtare. Çdo qytetar i “republikës” mori emrin e një luleje ose të një kafshe. Konteshë Fanny, mori emrin “Luledielli” si presidente e republikës së fëmijëve, ndërsa Geraldina, me pseudonimin e saj të njohur Konteshë Gerry (Zseri në Hungarisht) u quajt “Trëndafili i Bardhë”.
Por mbretëresha Geraldinë nuk është e famshme vetëm për bukurinë. Ajo pati një përkushtim të pashembullt ndaj Shqipërisë, ku zgjodhi të kalonte edhe vitet e fundit të jetës së saj. Në një letër, që i ka dërguar mbretëreshës Geraldinë më 12 mars 2002, shkrimtari Ismail Kadare ndër të tjera, shkruan:
“Konteshë e re, e ardhur nga qendra e Europës, për t’u bërë Mbretëreshë e shqiptarëve, ju treguat për ta një përkushtim e devocion mallëngjyes, që e kanë shembullin e rrallë në këtë shekull. Zonjë e lartë, vendimi juaj për t’u kthyer e për të jetuar në Shqipëri, ka qenë për mua, dhe kam bindjen se do të jetë për shumicën e shqiptarëve një lajm i gëzuar dhe jashtëzakonisht prekës. Ju po ktheheni në vendin që fati e solli të bëhet atdheu i juaj, ndonëse ky vend ju ka sjellë shumë më tepër brenga sesa gëzime. Me këtë akt të lartë, ju na jepni një mesazh të gjithëve, mesazhin fisnik se: Atdheu mund të jetë i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë”.
Një nga organizatorët e ekspozitës “Trëndafili i bardhë”, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, rrëfen për Politiko.al një pjesë të axhendës së aktiviteteve që mbretëresha Geraldinë kryente në Oborrin Mbretëror shqiptar.
“Mbretëresha Geraldinë pati një atdhe të lindjes - Hungarinë dhe një atdhe të jetës - Shqipërinë. Por ajo jetoi pa asnjërin atdhe të saj gjatë gjithë jetës. Mbretëresha Geraldinë e deshi aq shumë këtë vend, saqë pas 60 vjetësh në mërgim, vitet e fundit vendosi t‘i kalonte në Shqipëri”.
Koçi tregon se mbretëresha Geraldinë u mor me administrimin e Pallatit Mbretëror në Tiranë. Gjatë mesditës ajo priste drejtuesit e organizatave që ajo kryesonte. U kushtonte më shumë rëndësi atyre që merreshin me problemet e edukimit dhe të higjienës, si edhe me gjendjen e gruas shqiptare.
Mbretëresha preokupohej për gjithçka: si mund të përmirësohej jetesa në vend, si mund t‘u krijoheshin njerëzve kushte sa më të mira jetese; ajo interesohej për ndërtimin e një qendre sportive dimërore, me qëllim që të zhvillohej turizmi në vend etj.
Shpesh bënte vizita në spitale, jetimore, qendrat e Kryqit të Kuq, pasi ishte edhe kryetare e tij. Mbretëresha priste delegacionet e grave shqiptare, për t‘i ndihmuar ato në udhën e emancipimit, ndonëse jetonin në një shoqëri me tendenca të theksuara patriarkale.
Mbretëresha Geraldinë nuk është vetëm një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Hungarisë, por edhe mes Shqipërisë dhe Europës. Sot, kur vendi ynë rreket më fort se kurrë për t’u bërë pjesë e familjes europiane (dhe e sheh veten ende larg), i kthejmë sytë nga “Trëndafili i bardhë” dhe ndjejmë se i përkasim asaj prej kohësh.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38