Flash News

KRYESORE

Trendi: Çaji po kthehet në kafen e re, mund të merrni edhe më shumë energji se nga kafja

Trendi: Çaji po kthehet në kafen e re, mund të merrni edhe

Nëse nuk bëni dot pa një kafe në mëngjes, mësohuni të bëni një ndryshim. Tani çaji mund të shërbejë fare mirë si kafja juaj e re. Nga studimet e vazhdueshme, del se çaji (veçanërisht çaji jeshil) është në fakt mënyra më e shëndetshme dhe opsion më i mirë se kafja për t’u zgjuar dhe për ta nisur ditën me energji.

Po çfarë bën çaji më shumë kafja?

Lufton sëmundjet

Kafja nuk është e dëmshme, në vetvete, por nuk është as e dobishme. Çaji, nga ana tjetër, lufton në mënyrë aktive kancerin e ezofagut – te femrat redukton rrezikun  e prekjes deri në 60 për qind.

Ndihmon për të rënë në peshë

Nga analizat laboratorike ka rezultuar se sheqeri që merret nga çaji, në ndryshim nga të gjitha pijet e tjera me kafeinë, nuk ka teprica yndyrore – ndikuese të drejtpërdrejta të shtimit në peshë. Përveç kësaj, çaji ndalon rritjen e qelizave të reja yndyrore.

Do të ndiheni më tepër aktivë sesa kur konsumoni kafe

Efektet e kafes mbarojnë shumë shpejt, aq sa ndonjëherë ke nevojë të pish disa kafe në ditë. Ndërsa çaji nuk ndalon. Nuk ke nevojë të pish çaj pas çaji për të qëndruar gjithmonë në formë./revista class

Të fundit