Flash News

KRYESORE

Trendi i ri/ Të dënuarit me burgim të përjetshëm kërkojnë lirinë për sjellje shembullore

Trendi i ri/ Të dënuarit me burgim të përjetshëm

Edhe pse ka 2 dënime me burgim të përjetshëm mbi supe, kjo nuk e pengon Admir Tafilajt të kërkojë kërkon ulje të dënimit. Sipas asaj që raporton  gazetarja e “Top Channel”, Anila Hoxha, Tafilaj po përdor të njëjtën skemë si Indrit Dokle. Megjithatë kjo kërkesë i është refuzuar nga gjykata e Burrelit.

Tafilaj gjithashtu thekson se është sjellë mirë gjatë vuajtjes së dënimit. Pjesë tjetër e skemës është gjithashtu edhe gjendja shëndetësore. Por të gjitha këto janë kundërshtuar nga Drejtoria e Burgjeve.

Krimet për të cilat Admir Tafilaj po vuan dënimin janë vërtet të rënda.  Ai është dënuar me 2 burgime të përjetshme, dhe 22 vit burg për vrasje e mbetur në tentativë ndaj ish-shefit të Krimeve, Prel Pjetrushi. Ai njihet edhe si kreu i grupit të ‘tritolit’ pasi teksa ndodhej në burg porositi vrasjen e Ibrahim Manit përmes Kristi Pinës, një bashkëpunëtor tashmë i drejtësisë.

 

Të fundit