Flash News

KRYESORE

‘Trendy’ i fundit në Kuvend, deputeti i PS ndjek seancën me syze dielli

Jo vetëm syze optike, tashmë sallës së Kuvendit u shtohen edhe deputetë ‘trendy’, të cilët preferojnë të ndjekin seancën parlamentare me syze dielli.

Është fjala për deputetin e qarkut të Durrësit, Rrahman Rraja, një deputet jo shumë i njohur për hir të së vërtetës.

Ndoshta nisur nga ky fakt, deputeti Rraja ka vendosur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve në seancën e ditës së sotme, jo me ndonjë fjalim të fortë, por duke ndjekur seancën me syze dielli, siç duket edhe kjo foto.

Nuk dihet se përse ka zgjedhur të prezantohet në këtë formë deputeti i heshtur i Durrësit, pasi edhe seanca e sotme nuk u shoqërua me miell e vezë, që do mund të justifikonte në një farë mënyre syzet e diellit brenda sallës së Kuvendit./Politiko.al/

 

 

 

 

Të fundit