Flash News

KRYESORE

Treni del nga shinat, 10 të vdekur, mbi 70 të plagosur në Turqi

Treni del nga shinat, 10 të vdekur, mbi 70 të plagosur në Turqi

Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat në Turqi duke shkaktuar vdekjen e të paktën 10 personave dhe plagosjen e 73 të tjerëve.

Anadolu Agency, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë, raporton se sipas vlerësimeve të para të paktën 10 persona kanë humbur jetën ndërsa 73 të tjerë janë plagosur si pasojë e aksidentit hekurudhor në afërsi të një fshati në qarkun Çorlu të provincës Tekirdağ në Turqi.

Nënsekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Eyüp Gümüş në deklaratën për AA tha se vazhdon transferimi i të plagosurve nga toka the ajri në spitalet në Stamboll dhe Tekirdağ.

“Sipas vlerësimeve të para 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 73 të tjerë janë plagosur. Vazhdojnë punimet tona në lidhje me incidentin”, u shpreh Gümüş, i cili shton se në vendin e ngjarjes kanë shkuar rreth 100 autoambulanca.

 

Të fundit