Flash News

KRYESORE

Treni merr 100 metra para një makinë në Kavajë, plagosen anëtarët e një familje

Treni merr 100 metra para një makinë në Kavajë, plagosen

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në Kavajë, në afërsi të Golemit. Treni është përplasur me një automjet.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Përroi i Agait”, pa shkuar te stacioni i trenit. Paraprakisht nuk ka të dhëna, por dyshohet se nga aksidenti ka persona të plagosur.

Mësohet se treni ka përplasur një automjet tip “Volvo” dhe brenda saj udhëtonin anëtarët e një familje. Sipas dëshmitarëve, treni ka shtyrë makinën për rreth 100 metra.

Deri tani nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Të fundit