Flash News

KRYESORE

Treni përplas vajzën, i riu italian bën ‘selfie’ nga vendngjarja

Treni përplas vajzën, i riu italian bën ‘selfie’ nga

Ka provokuar një zemërim të gjerë në opinionin publik në Itali e më gjerë, gjesti i një të riu, ndërsa rastisi në një aksident.

Në Italinë veriore një vajzë kanadeze u përplas nga një tren dhe u plagos rëndë. Ndërsa grupet e shpëtimit po i jepnin vajzës ndihmën e parë, në këtë foto bie në sy një i ri i veshur me të bardha që bën një selfie me vajzën e shtrirë përtokë.

“Kemi humbur plotësisht ndjenjën e etikës”, shkruan fotografi që shkrepi këtë moment.

Policia e kapi të riun dhe e detyroi atë të fshinte foton e realizuar.

 

Të fundit