Flash News

KRYESORE

Treni përplaset me makinën e ushtrisë, 4 të vdekur

Treni përplaset me makinën e ushtrisë, 4 të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Finland. Të paktën 4 persona kanë mbetur të vdekur dhe 11 të tjerë janë dërguar në spital pasi një tren pasagjerësh është përplasur me një makinë ushtrie në një hekurudhë në jug të Finlandës.

Tre nga personat e vdekur ishin në automjetin e ushtrisë ndërsa viktima e katërt ishte në tren.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:00 të ditës së sotme në qytetin bregdetar të Raseborgut, rreth 85 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të Helsinkit raporton Russia Today.

Automjeti ushtarak ishte i markës Masi, ose Sisu SA-150 dhe u shkatërrua plotësisht gjatë aksidentit.

Treni po udhëtonte nga Karisi në Hanko, në momentin që pësoi aksidentin e rëndë. 

Policia po heton për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Të fundit