Flash News

KRYESORE

Tri bashki pa kryetarë pas 30 qershorit, Rama flet për komunikimin me Metën dhe caktimin e një date zgjedhjesh

Tri bashki pa kryetarë pas 30 qershorit, Rama flet për komunikimin me

Kryeministri Edi Rama deklaron se nuk ka asnjë komunikim me presidentin Ilir Meta sa i takon një date të re zgjedhjesh të pjesshme, për tri bashkitë e vendit që janë pa kryetarë, që pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Jo, nuk kemi asnjë komunikim me Metën. E dini që situata postzgjedhore karakterizohet nga një inerci që lidhet me historinë e dekreteve -zhdekreteve, kështu që ne kemi për detyrë të garantojmë vijimësinë normale të qeverisjes ku kemi fituar bashkitë. Kemi dy vakanca”, tha Rama, i cili për Shkodrën tha se ende nuk ka një vendim.

“Për fat të keq Shkodra është në situatë rëndë se ka një kryetare që është dhe nuk është kryetare. Ka një vakum në këtë aspekt. Kjo nuk është në dorën tonë dhe presim të marrë një zgjidhje”, tha Rama.

Bashkia e Vorës dhe Durrësit mbetën pa kryetarë, kurse në Shkodër Valdrin Pjetri dha dorëheqjen para marrjes së mandatit.

Të fundit