Flash News

KRYESORE

Tri ditë në shtetrrethim nga Covid-19, cilat janë masat drastike që izolojnë vendin deri të dielën në mesnatë

Qeveria ka përshkallëzuar masat drastike në luftën ndaj virusit të ri.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se nga sot në 06.00 të mëngjesit, deri të dielën në mesnatë do të ndalohet qarkullimi i automjeteve private dhe atyre të transportit ndërurban, jo vetëm në Tiranë dhe Durrës, si dy vendet ku janë evidentuar më shumë raste të të prekurve me Covid-19, por edhe në qytetet të tjera të vendit.

Kështu, Tirana sot u zgjua e heshtur si asnjëherë më parë. Asnjë automjet në lëvizje, kafene e biznese të mbyllura vec ushqimoreve dhe farmacive, ndërsa njerëzit me lëvizje të reduktuara në rrugët kryesore, pas thirrjeve për qëndrim në shtëpi.

Sipas Ramës,  nga e premtja në 06.00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private në Tiranë e Durrës, si dhe transporti ndërurban mes tyre.

E njëjta masë edhe në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë. Qarkullimi në këto territore do të jetë i hapur vetëm për autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra.

Po ashtu, si masë parandaluese u mbyllën edhe të gjitha fasoneritë dhe call center.

https://politiko.al/masat-per-koronavirusin-rreth-50-shofere-qe-shkelen-rregullat-e-shtetrrethimit-shoqerohen-ne-polici/

Të fundit