Flash News

KRYESORE

Tri ditë pas Nexhmije Hoxhës, ndahet nga jeta edhe e veja e Hysni Kapos

Tri ditë pas Nexhmije Hoxhës, ndahet nga jeta edhe e veja e Hysni

Vetëm tri ditë pas Nexhmijë Hoxhës, e shoqja e diktatorit Enver Hoxha, ndërron jetë edhe Vito Kapo.

Në moshën 97-vjeçare, u nda nga jeta edhe e veja e Hysni Kapos, ish-numri dy i Partisë Komuniste.

Vetë Kapo, ka mbajtur disa poste të rëndësishme gjatë periudhës komuniste.

Kush është Vito Kapo

Më 1943-44 qe anëtare e sekretare organizative e Komitetit Rajonal të Partisë Komuniste për Gjirokastrën. Në korrik-nëntor 1944 punoi si sekretare e Enver Hoxhës pranë shtabit të përgjithshëm në Helmës dhe Odriçan. Në nëntor 1944 gjer në maj të 1945 qe në Komitetin Qendror të PK-së dhe e ngarkuar me Bashkimin e Grave Antifashiste Shqiptare.

Pas marrjes së fuqi të komunistëve, në korrik 1945 gjer në maj 1946 punoi atashe shtypi në legatën shqiptare në Beograd, ku i shoqi shërbeu si ambasador. Më vonë u emërua Drejtoreshë e Arsimit të Lartë dhe për një kohë shumë të gjatë ka drejtuar Bashkimin e Grave të Shqipërisë.

Të fundit