Flash News

KRYESORE

Tri fitore radhazi në shtëpi, Arsenal merr një asist nga VAR

Tri fitore radhazi në shtëpi, Arsenal merr një asist nga VAR

Arsenali sot fitoi 1-0 me West Hamin, me një gol të francezit Lacazette në minutën e 78-të. Fillimisht, goli i sulmuesit të "Topçinjve" u anulua për pozicion të parregullt, por pas konsultimit me VAR, goli iu akordua londinezëve.

Në ndeshjet e tjera të orës 16:00 në Premier League, pati një thatësirë golash. Crystal Palace mposhti minimalisht 1-0 Watfordin, teksa me të njëjtin rezultat Sheffield United triumfoi kundër Norwich.

Newcastle mori një fitore me shumë vlerë në transfertë 0-1 kundër Southamptonin. Vendësit luajtën pjesën më të madhe të lojës me një lojtar më pak (karton i kuq, Djenepo 28′). Wolves dhe Brighton u ndanë në barazim pa gola.

Të fundit