Flash News

KRYESORE

Tri javë i shtruar në spital, humb jetën doktori i infektuar me COVID-19

Tri javë i shtruar në spital, humb jetën doktori i infektuar me

Pas tri javësh në spital, ka humbur jetën si pasojë e COVID-19, doktori Lulzim Kolgjeraj nga Prizreni.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nëpërmjet një postimi në Facebook, teksa thekson se kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë komunitetin shëndetësor.

“Dr. Kolgjeraj i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren për rreth tri dekada dhe ka qenë specialist i mjekësisë familjare në QMF në Gjonaj. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë komunitetin shëndetësor”, ka shkruar Haskuka.

Postimi i plotë:

Pas tri javë hospitalizimi në QKUK, sot betejën ndaj koronavirusit ka humbur një profesionist i dalluar mjekësor, doktor Lulzim Kolgjeraj.

Dr. Kolgjeraj i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren për rreth tri dekada dhe ka qenë specialist i mjekësisë familjare në QMF në Gjonaj. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë komunitetin shëndetësor.

Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Kolgjeraj dhe kolegët e tij.

Zoti jua lehtësoftë dhimbjen!

Të fundit