Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Ylli Shehu që 'tradhtoi" Republikanët e Mediut për Socialistët e Integrimit të Metës, duket se u ka lënë targën edhe këtyre, megjithëse në Kuvend e quan veten deputet të LSI. Partia e Kryemadhit ka tashmë një grup parlamentar jashtë, një grup parlamentar brenda, por edhe 'njeriun e saj' në krye të shtetit, zotin President.
Jemi në kushtet kur LSi është e ndarë më tresh, një rrezik që është shfaqur i fortë pas ikjes së ish-shefit të saj në pallatin presidencial, në një rokadë të çuditshme që e kapatapultoi nga kryetar Kuvendi në kryetar shteti, si shenjë e fundit e ndarjes me aleatin e katër viteve qeverisje, Edi Ramën.
Pas disa muajve epileptikë kur Meta ishte President i zgjedhur dhe fushatonte për LSI-në, ndodhi edhe një habi tjetër, kur vendin e Petrit Vasilit, të zgjedhur pas vendimit të Metës për të pranuar ofertën presidenciale, e zuri Monika Kryemadhi. Ishte një zgjidhje që atë kohë dukej më e ndershmja: me Metën përpara dhe Kryemadhin pas, Vasili nuk do të konsiderohej asnjëherë si kryetari de facto i partisë.
Meta në presidencë dhe bashkëshortja në një parti që e ka nxjerrë veten jashtë sistemit, në rrugë, ngjan si akti i dytë i një historie. Cilado histori, thonë, kur përsëritet, shfaqet si farsë. Shijen e kësaj kapi edhe eurodeputeti Knut Flekenshtajn kur e përmendi 'sekretin publik' të Metës në pushtet dhe 'Zonjës së parë' në protestë. Jo se pritet që Flekenshtajn të kishte shije tjetër, megjithatë opozito-skepticizmi i tij nuk ka pse shërbehet me çdo kusht.
Për të tejkaluar Flekenshtnajnin, LSI-së, Kryemadhit, dhe sidomos Metës, u duhet të tejkalojnë vetveten. Kjo parti, e mësuar në dekadën e fundit të përkëdhelet me epitetin e 'kingmaker'-it (atij që vendos për Mbretin) duhet të zgjohet përballë një realiteti të ri politik. Sistemi duket se i ka bërë dalje (eject) një partie e cila kërkon mesin për të vendosur fatet e pushtetit, ndërkohë që nuk është e gatshme të zhvendoset kur loja politike bëhet në ekstreme.
Kjo u shpërfaq qartë në rastin e Çadrës së opozitës dy vite të shkuara, kur Ilir Meta lëshonte sinjale të përziera. Kur një ditë dukej se do i bashkohej Çadrës, ditën tjetër shfaqej i përzemërt me Ramën. E kështu, në këtë pasiguri, derikur e pa veten në Presidencë me votat e asaj shumice që sot kërkon të rrëzojë gruaja që ka ndarë me të shortin martesor dhe atë politik.
Sa më të shumta bëhen LSI-të, aq më të pakta janë shanset e një rikuperimi, si për forcën e tretë ashtu dhe për ish-shefin e saj. Ëndrra e Ilir Metës për të marrë drejtimin e PS mund t'i kthehet në makthin e shkërmoqjes së LSI në vorbullat ekonomiko-politike që do të prodhojë një mazhorancë e dobët në imazh, por e fortë monetarisht dhe e paskrupullt politikisht.
Cila është zgjidhja? Ilir Meta duhet të vendosë për 'strehën' e pushtetit ose 'Çadrën e protestës'. Edhe ai e ka një mandat për të djegur. Presidenti është mbi palët, por ai nuk ka pse të jetë neutral me palën që rrezikon 't'i zhdukë palët e tjera', pra pluripartizmin.
Tri LSI-të duhe të shkrihen në një dhe vetëm themeluesi i së parës mund ta bëjë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38