Flash News

KRYESORE

Tri mangësitë e raportit sekret të SHISH, që shfajësojnë opozitën nga akti i djegies së parlamentit

Tri mangësitë e raportit sekret të SHISH, që

Top Channel dhe më vonë disa televizione të tjera, publikuan sot detaje nga dokumenti sekret i SHISH, i cili përmban informacione për djegien e Kuvendit në protestën e opozitës në 8 qershor. Gazetari Muhamet Veliu thotë se ka kontaktuar me dy burime të pavarura që pothuajsë në unison janë shprehur se godina do të digjej nga disa shqiptarë nga Kosova, pa asnje fakt tjeter.

Duke marrë të mirëqena këto detaje, dalin në pah disa mangësi të raportit, që në një mënyrë apo një tjetër shfaqësojnë opozitën, si skenariste te një akti të tillë të padenjë:

  • Së pari, në dokumentin e SHISH mungojnë emrat e personave që do të kryenin këtë vepër të rëndë kriminale;
  • Së dyti, SHISH nuk raporton se kush i kishte paguar apo financuar këto akte, qe i jane adresuar partive te opozites;
  • Së treti dhe mbi të gjitha, SHISH nuk tregon se me çfarë mjetesh do të sulmohej ndërtesa, duke qenë se gjatë gjithë kohës godina ka qenë e rrethuar me kangjella dhe me një numër të përforcuar forcash policore.

Në dijeni të dokumentit me vulën "Top Sekret" ka qenë edhe kryeministri Edi Rama që me datën 7 qershor, por ai nuk ka bërë asnjë reagim. Sensitiviteti i tij do të hetohet nga Komisioni Hetimor dhe në raportin final që do t’i dergohet Kuvendit, do të marrë përgjigje pyetja:

A ishte i mjatueshëm ky informacion për ta detyruar presidentin Ilir Meta të çdekretonde dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit?

Të fundit