All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Tri qytetet më të prekura, Ministria e Mbrojtjes zbardh bilancin e dëmeve nga tërmeti

Tri qytetet më të prekura, Ministria e Mbrojtjes zbardh bilancin e
All - Paragraf - 1

Pasditen e sotme u shënua një tërmet i fuqishëm, i ndjerë në të gjithë vendin. Pas përditësimit të të dhënave, autoritetet bëjnë të ditur se tërmeti kishte magnitudë  5,4 e shkallës Rihter.

All - Paragraf - 3

Si pasojë e lëkundjeve të forta janë shënuar dëme të konsiderueshme materiale, kryesisht në Mat, Klos dhe në Bulqizë.

“Sot në fshatin Vinjoll të bashkisë Mat, ka pasur një lëkundje tërmeti me Magnitudë = 5,4 shkalla Rihter, dhe Thellësi= 5 km. Lëkundjet e Tërmetit janë ndier në qarqet: Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës, Tiranë dhe Elbasan. Deri tani nga komunikimi i QKOEC me specialistët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër, janë raportuar këto dëmtime të pjesshme në banesa:

12 banesa te demtuara ne Bashkine Klos, kryesisht në çarje muresh, dëmtime tavanesh etj

8 banesa te demtuara ne Bashkine Mat.

47 banesa te demtuara ne Bashkine Bulqizë, çarje muresh.

Specialistët e Emergjencave Civile në bashkitë të cilat kanë pasur problematika në lidhje me lëkundjet e tërmetit janë në terren së bashku me punonjës të tjerë të bashkive për tu ardhur në ndihmë banorëve.

Specialiastët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër janë në komunikim të vazhdueshëm me forcat që ndodhen në terren për të bashkërenduar veprimet në mënyrë që mos të ketë probleme tek banorët e prekur nga lëkundjet e tërmetit”, sqaron ministria.

 

Të fundit