Flash News

KRYESORE

Tri teza në tre ditë. Rama duhet të zgjedhë arsyen se pse opozita bojkon zgjedhjet

Tri teza në tre ditë. Rama duhet të zgjedhë arsyen se pse

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një miring në qytetin e Gramshit, ku si zakonisht hodhi akuza ndaj opozitës që nuk do të jetë pjesë e zgjedhjeve të 30 qershorit. Sot, kreu i qeverisë i mëshoi fort faktit, se opozita ka braktisur parlamentin pasi kërkon me çdo kusht mos-hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Kundërshtarët tanë duhet të na kishin dalë për ballë. Për tu ballafaquar me ne. Sepse pas këtyre katër viteve që mbyllëm për bashkitë, për ne flasin punët më shumë sesa fjalët. ata vendosën të ikin nga zgjedhjet sepse nuk fitojnë dot. Por edhe sepse duan të marrin zgjedhjet peng, për të marrë peng Shqipërinë. Qëllimi i tyre është të pengojnë me çdo kusht Shqipërinë për të çelur negociatat. Kjo mund të duket si propagandë. Por në fakt po të shikoni të gjithë panoramën të shpalosur të aktivitetit politik të gjashtë muajve të fundit. Nuk është e vështirë të kuptohet se qëllimi është ky.

Shqipëria të bëhet një vend me reputacionin e rëndë me imazhin e nxirë, për të mos i lejuar miqtë tanë për negociatat dhe për të ushqyer ata që jo se janë armiqtë tanë por kanë ide për Europën dhe nuk duan të hapin negociata me askënd. Ka patur momente të vështira, por jo të zbathej në parlament për të përdorur çizmet si armë dhe të fluturonin shishet e ujit si molotov që më pas erdhën shishe me benzin”, deklaroi Rama.

Këto ditë, Rama ka promovuar disa teza rreth bojkotit të opozitës, si: ata kërkojnë të marrin pushtetin me dhunë apo ata kane frikë nga reforma në drejtësi.

Të fundit