Flash News

KRYESORE

Trieste/ Vritet njëri nga agresorët, tjetri kërkon të dorëzohet, policja rrëfen: Jemi marrë peng brenda komisariatit

Trieste/ Vritet njëri nga agresorët, tjetri kërkon të

“Jemi marrë peng brenda komisariatit të Triestes sepse janë arrestuar dy vetë, ndoshta domenikanë, nuk e di, unë i pashë të hynin dhe një sekond më pas, kur hapa derën kryesore, dëgjova të shtëna”.

Kështu i tregon një efektive e policisë momentet e tmerrit gjatë të shtënave në Komisariatin e Triestes, ku dy policë kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Ajo ka rrëfyer çastin kur kanë filluar të shtënat dhe asaj i është dashur të fshihet diku, pasi ishte e paarmatosur.

“Praktikisht ata kanë dy pistoleta që ua kanë marrë kolegëve të mi,  atyre që i arrestuan, dhe kanë filluar të qëllojnë. Dy kolegë kanë mbetur të plagosur brenda në zyrë. Unë nuk di gjë, po hyja brenda dhe nuk e kisha pistoletën time dhe ndaj mu desh të fshihesha në njërën prej zyrave. Në fakt, në fillim u fsheha në një bodrum, pastaj në një nga zyrat, jo në zyrën time."

Policja rrëfen se njëri nga agresorët është vrarë përpara kuesturës ku ka dalë me armë në dorë, ndërsa tjetri ka thënë se do të dorëzohet.

“Njëri ia mbathi. Doli nga kuestura me armë në dorë dhe e vranë përpara kuesturës, tjetri po fshihet në kuesturë dhe akoma nuk e kemi gjetur. Me shumë mundësi do të jetë në bodrum. Një koleg sapo më tha se ka filluar të dorëzohet”, thote policja.

Të fundit