Flash News

KRYESORE

"Trimat e tërbuar që pushka nuk u shkrepi", Patozi: Kohë të vështira për pazarin e vjetër politik

"Trimat e tërbuar që pushka nuk u shkrepi", Patozi:

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti Astrit Patozi shkruan se kanë ardhur kohë të vështira dhe se "trimat" e tërbuar, që vjet ishin për revolucion me çdo çmim (por pushka nuk u shkrepi), kurse sot po përgjërohen për dakordësimin paqësor me "armikun".

Sipas Patozit, kanë ardhur kohë shumë të vështira për pazarin e vjetër të politikës.

Postimi i plotë:

KANË ARDHUR KOHË TË VËSHTIRA...

"Trimat" e tërbuar, që vjet ishin për revolucion me çdo çmim (por pushka nuk u shkrepi), kurse sot po përgjërohen për dakordësimin paqësor me "armikun", janë të pamposhtur në marrëzinë e tyre.

Kur Lefter Koka deklaron se nuk e voton marrëveshjen e Damianit me Oerdin, ata thonë se ai është bashkuar me Myslim Murrizin.

Kur të njëjtën gjë e thotë edhe Eliot Engel, kryetar i Komisionit të Jashtëm në Kongresin Amerikan, ata nuk ndihen dhe bëjnë sikur nuk e shohin.

Nuk u vë shumë faj, në fakt, sepse kanë ardhur kohë shumë të vështira për pazarin e vjetër të politikës.

Të fundit