Flash News

KRYESORE

Trinjakët humbën jetën brenda banesës në Durrës, zbardhet akt-ekspertiza

Trinjakët humbën jetën brenda banesës në Durrës,

Mbrëmjen e djeshme humbën jetën trinjakët në Durrës. Ditën e sotme është zbardhur akt-ekspertiza, ku rezulton se vogëlushët kanë humbur jetën si pasojë e djegies.

Ngjarja:

 Zjarri brenda banesës u shkaktua nga loja e trinjakëve 3-vjeçar me shkrepëse, të cilën e kanë ndezur dhe kaq ka mjaftuar që zjarri, i cili ka përfshirë fillimisht kolltukun në dhomën e tyre, të përhapej me shpejtësi në të gjithë banesën private.

Sfungjeri i kolltukut ka sjellë përshpejtimin e flakëve. Burimet nga zjarrfikëset thanë se kanë gjetur një vatër të thellë zjarri kur shkuan në banesën e Gazmend Koçit.

Mësohet se trinjakët që humbën jetën kanë lindur në Itali. Dëshmitarët thanë ndër të tjera se fëmijët i gjetën të asfiksuar pa shenja jeta dhe se nuk kishin mundësinë t’i jepnin dot ndihmë pasi dera ishte e mbyllur dhe dritarja me hekura. Në vendgjarje kanë shkuar ekspertët kriminalist që do të përcaktojnë shkaqet e rënies së zjarrit.

Të fundit