Flash News

KRYESORE

Tristan Thompson blen shtëpinë luksoze vetëm 25 minuat larg Khloe Kardashian

Tristan Thompson blen shtëpinë luksoze vetëm 25 minuat larg Khloe

Që nga vera e kaluar, tema më e diskutuar e familjes Kardashian-Jenner, është tradhtia e dyfishtë e Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian.

Herën e parë ishte kur ai u pa nën shoqërinë e një vajzë, çka i shkaktoi Khloe-s lindje të parakohshme.

Më pas, vetëm para disa muajsh, Tristan e tradhtoi sërish dhe kësaj radhe ishte më e rëndë. Sepse vajza me të cilën e tradhtoi ishte mikeshë e familjes, shoqja e ngushtë e motrës së Khloe-s.

E pas gjithë këtyre lajmeve, Tristan ka habitur sërish. Ai ka blerë një shtëpi luksoze jo shumë larg Calabasas, ku jeton Khloe Kardashian dhe vajza e tyre, True.

Sipas ‘UsWeekly’ shtëpia ka kushtuar 6.5 milionë dollarë dhe është vetëm 25 minuta larg shtëpisë së 34-vjeçares. Tristan e ka marrë këtë shtëpi që prej datës 24 maj, ndërsa ka treguar se afërsia me Kardashian do ta ndihmojë të kalojë më tepër kohë me vajzën e tij.

 

Të fundit