Flash News

KRYESORE

Tritan Shehu i shqetësuar për anashkalimin që sekretari Pompeo i bëri Tiranës: Shkak Rama

Ish deputeti i PD-së, Tritan Shehu, e shikon mosardhjen e sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo, një “shuplakë” ndaj qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, ndërsa Pompeo udhëtoi në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, me mosardhjen në Tiranë, duket sikur e anashkaloi Tiranën.

“Me vizitat e tij në Itali, Mal i Zi, Maqedoninë e Veriut e Greqi “rrethoi” Shqipërinë, duke vizituar vendet anëtare të NATO-s në rajon, përveç vendit tonë. Shkaqe në fakt ka shumë për ta bërë këtë, si psh deformimet e thella të demokracisë sonë, që ndoshta vetëm Maduro po i realizon.”, shkroi Shehu në profilin e tij në Facebook.

Ai mendon se kjo ka ardhur për shkak të devijime e të Tiranës nga faktorë lindorë, ndërsa kujtoi edhe kushtet e vendosura nga Bundestagu për hapjen negociatave me BE-në.

Të fundit