Flash News

KRYESORE

Tritan Shehu në Kongresin e Nea Demokracia në Greqi: Për të rregulluar marrëdhëniet me fqinjët, që janë në kuotat më të ulëta

Tritan Shehu në Kongresin e Nea Demokracia në Greqi: Për të

Tritan Shehu ka bërë me dije se ka marrë pjesë në Kongresin e nea Demokracisë në Greqi në atë që ai e ka quajtur “Nje Kongres shume i rendesishem ne prag te fitores se ardheshme elektorale te kesaj partie “si moter”, pjese e PPE”.

Shehu ka publikuar disa foto ku shihet të takohet me liderët e kësaj force.

“Nje rast i vecante ky per te konsoliduar me tej maredheniet shume te mira midis dy forcave tona politike, te vendosura keto edhe per te ringritur neser ne nivelet e domosdoshme pozitive maredheniet midis dy vendeve tona, fatkeqesisht aktualisht ne kuotat me te ulta te mundeshme. Takime te shumta si psh me Kryetarin Z. Mitsotakis, me Sekretarin e pergjithshem te PPE Z. Lopez, me Komisionerin Avramopoulos, me Giannakou, Tzitzikostas, Karamanlis, Samaras etj. Nje kongres i sukseseshem ky. Gjate qendrimit ne Athine realizova nje takim pune edhe me aktiviste e drejtues te PD aty” – shkruan deputeti demokrat.

 

 

 

 

Të fundit