Flash News

KRYESORE

Tritan Shehu u bën thirrje të pakënaqurve: Ejani në PD, s’është fundi i botës të mos jesh në Parlament

Tritan Shehu u bën thirrje të pakënaqurve: Ejani në PD,

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka drejtuar një apel ndaj të gjithë të pakënaqurve, që të bashkohen me aksionet e Partisë Demokratike, pasi PD-ja ka hapësirë për të gjithë, pavarësisht nëse je apo nuk je në parlament.

Sipas Shehut, eksperiencat e ndarjes nuk kanë qenë pozitive dhe nga ndarja kanë shkuar sërish tek bashkimi.

“Unë mendoj që PD ka hapësirë për të gjithë që më mirë të qëndrojmë bashkë dhe të punojmë bashkë, se PD është e madhe me shumë hapësira, pavarësisht je apo nuk je në parlament. Edhe unë e kam provuar këtë pak kohë më parë, nuk isha në parlament megjithatë isha aktiv në PD dhe më pas u rizgjodha.  Pa dyshim një politikan aspiron të jetë në parlament kjo është normale dhe unë i mirëkuptoj kolegët, por nuk është fundi i botës mos jesh në Parlament”, ka deklaruar Tritan Shehu në Ora News.

Të fundit