Flash News

KRYESORE

Tritan Shehun nuk e pengojnë kritikat: Kemi ndezur motorrët e fitores më 25 qershor

Tritan Shehun nuk e pengojnë kritikat: Kemi ndezur motorrët e fitores

Tritan Shehu udhëheq listën e PD-së në qarkun e Gjirokastrës dhe shprehet se së bashku me demokratët kanë ndezur motorrët e fushatës për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.

Pavarësisht kritikave që po bëhen nga deputetë që kanë mbetur jashtë listave, Shehu duket i përqëndruar vetëm te fushata në Gjirokastër, ndërsa nuk harron të shpreh nderimin me përfaqësimin e këtij qarku.

Reagimi i Tritan Shehut:

Dje dhe Sot!

Ndezem motorret e fushates,drejt fitores se 25 Qershorit ne:

Gjrokaster

Tepelene

Memaliaj

Kelcyre

Permet

Nje falenderim i perzemert per te gjitha strukturat e palodhura te Partise Demokratike te qarkut te Gjirokaster

Kam qenë deputet në mjaft zona të vendit dhe kam përfaqësuar njerëz të mrekullueshëm, por te jem kandidat ne qarkun e Gjirokastres eshte dicka tjeter.

Gjirokastra është e vecantë në tërësinë e saj për vlerat e saj të mëdha për historinë dhe kulturën e madhe traditën për atë që përfaqëson, është e vecantë për mua dhe familjen time sepse për mua është privilegj pasi jam mes miqsh shokësh dhe bashkëpunëtorësh që kam punuar vite me radhë. Është e rëndësishme sepse Gjirokastra është vendi i familjes sime pasi jam bir nga Babai ne lagje Palorto dhe nga Nëna në Libohovë, ndaj për mua është nder të përfaqësoj në parlamentin shqiptar, qarkun e Gjirokastres.

Të fundit