Flash News

KRYESORE

Tritol banesës së biznesmenit në Pogradec, policia jep detaje për ngjarjen

Tritol banesës së biznesmenit në Pogradec, policia jep detaje

Një shpërthim tritoli ka ndodhur mesnatën e mbrëmshme në qytetin e Pogradecit.

shpërthimi ka ndodhur në banesën e biznesmenit me inicialet B.F, 60-vjeç. policia njofton se nga shpërthimi, nuk ka dëme në njerëz dhe as dëme materiale ndërsa po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i plotë:

Pogradec

Informacion paraprak.

Më datë 16.09.2018, rreth orës 00:45, në lagjen nr 1 në Pogradec, në lulishten e banesës së shtetasit B.F, 60 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde shpërthyese.

Nga shpërthimi, nuk ka as dëme në njerëz dhe as dëme materiale.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit