Flash News

KRYESORE

Tritol bankomatëve/ Tentativat e Muratajt për të grabitur para në Kamëz dhe Urën Vajgurore

Tritol bankomatëve/ Tentativat e Muratajt për të grabitur para

Gazetari Spartak Koka ka zbuluar edhe dy grabitje të tjera, ku dyshohet se i përfshirë është Admir Murataj me grupin e tij.

Së pari: Në 4 Janar të vitit 2019 në bankomatin e një banke në Urën Vajgurore u grabitën 5 milionë lekë të vjetra, pas shpërthimit të një sasie të vogël tritoli. “Banka ndodhet në qendër të qytetit dhe kamerat kanë filmuar dy persona me maska, të cilët pasi kanë kryer shpërthimin janë larguar bashkë me paratë me shpejtësi nga vendngjarja”, raportuan mediat.

Së dyti: Më date 8 janar, grabitësit mësynë në një bankomat në Bulevardin Blu në Kamëz. Ngjarja ndodhi ne oret e para të mëngjesit, ku persona të paidentifikuar kanë tentuan ta hapnin me mjete të forta. Në momentin e ngjarjes ka rënë sistemi i alarmit. Kështu paratë kanë shpëtuar, por autorët janë larguar dhe ende nuk janë identifikuar nga policia.

Murataj, i arraturur nga burgu i Trikallas ne Greqi mbeti i vdekur gjate shkembimit te zjarrit me policine ne dalje te aeroportit te Rinasit.

Të fundit