Flash News

KRYESORE

Tritol makinës së biznesmenit në Tiranë, kapet 31 vjeçari i kërkuar për vjedhje dhe trafik droge

Është arrestuar ditën e sotme 31 vjeçari i cili i vuri eksploziv në makinë biznesmenit me iniciale N. R te “Liqeni i Thatë”.

Policia bën me dije se 31 vjeçari K.GJ më herët është shpaluur në kërkim për vjedhje, për shitje të lëndëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet si autor për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, tek rruga “Liqeni i Thatë”, ku pranë një pikë inertesh është vendosur lëndë eksplozive automjetit në pronësi të shtetasit N. R.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit