Flash News

KRYESORE

Tritol makinës së efektives në Durrës gjatë orëve të vona

Tritol makinës së efektives në Durrës gjatë orëve

Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmë në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Sasia e tritolit i është vendosur makinës së një punonjëse të policisë.

Nga shpërthimi janë shënuar vetëm dëme të automjetit. Sipas të dhënave, makina tip ”Audi” ishte në pronësi të shtetases O.B.

Ende nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me konflikte familjare apo për shkak të detyrës që ushtron O.B. Ndërkohë, një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Më datë 25.01.2020, rreth orës 22:35, në lagjen nr 17/1, Durrës, nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dyshohet se është hedhur një sasi e dyshuar lënde plasëse ne afërsi të makinës tip “Audi”, e parkuar në oborr dhe në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit