Flash News

KRYESORE

Tritol në banesën e Xhisielës, reagon Edi Rama: Ai që e ka bërë, s’ka mendje normale

Tritol në banesën e Xhisielës, reagon Edi Rama: Ai që e ka

Kryeministri Edi Rama ka reaguar rreth ngjarjes së ndodhur natën e mbrëmshme në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

Gjatë fjalës së tij, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, Rama shmangu të gjitha përgjegjësit dhe thekson se në këtë ngjarje kanë dorë ata që duan të krijojnë në publik idenë se vajza është nën trysni.

“Mbrëmë natën vajzës i është hedhur lëndë plasëse në shtëpi. Kush është i interesuar të krijojë në publik idenë që vajza është nën trysni. Ne? Jo. S’ka mendje normale, madje dhe peshqit e liqenit e kuptojnë se për këtë kanë interes vetëm ata që e dhunuan, për ditë, e ditë të tëra dhe që synojnë t’i bindin”, u shpreh kryeministri.

Të fundit